Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kërkohet paraburgim për dy pronarët e “PrishtinaJet” që mashtruan me bileta mërgimtarët

    05/08/2022 16:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e paraburgimit në gjykatën kompetente për të pandehurit M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, të parapara sipas KPRK-së.

    Sipas kërkesës, të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme i kanë vu në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, tani të dëmtuar, ku përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet”, u kanë shitur të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit për në Kosovë, duke ju ofruar oferta për blerje të biletave fiktive me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime kanë qenë fiktive dhe si të tilla nuk janë realizuar përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit, çka me këtë përpos dëmeve të mëdha financiare, të dëmtuarve dhe familjarëve të tyre u kanë shkaktuar edhe maltretime psiqike duke i braktisur dhe lënë nëpër aeroporte të ndryshme të perëndimit pa i realizuar fluturimet e premtuara rrejshëm nga të pandehurit.

    Me këtë, të pandehurit në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga nenin 323 të KPRK-së.

    Ndërsa, i pandehuri M.K., në cilësinë e personit përgjegjës të subjektit afarist të lartcekur, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, në atë mënyrë që i njëjti nuk i ka deklaruar saktë të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij te organet kompetente, respektivisht te ATK-ja.

    Me këtë, i pandehuri kishte për të kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga nenin 307 të KPRK-së.

    Arrestohen dy persona, dyshohet se iu shitën bashkatdhetarëve bileta fiktive

    Artikuj të ngjashëm

    Prokuroria cakton 48 orë paraburgim për policin që dyshohet se kreu vrasjen në Bibaj të Ferizajt

    Konfirmon Prokuroria Themelore e Mitrovicës, nënkryetarja serbe e Leposaviqit do hetohet

    Prokuroria në Prishtinë dhe Policia po zhvillojnë aksion në disa lokacione, këto janë dyshimet

    Të Fundit

    “Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

    Broja pas ndeshjes Shqipëri-Serbi: Serbia është ekip i vështirë, shumë fizik

    Trendafilova: Procesi është i drejtë dhe i pavarur, nuk ka padrejtësi

    Karabinierët Italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje intensive me helikopter për forcimin e sigurisë në Kosovë

    Ngjarje e rëndë në Gjermani, një grua sulmon me thikë kalimtarët – vritet nga policia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.