Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksioni i Policisë në Han të Elezit: Këta janë dy vëllezërit që u kapën me laborator droge

    05/08/2022 14:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot u raportua për një aksion kundër drogës që zhvilloi Policia e Kosovës mbrëmë në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, ku në një depo është zbuluar një laborator i improvizuar në të cilin kultivoheshin bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa. Aksioni rezultoi me arrestimin e dy personave, të cilëve iu shqiptua masa e ndalimit policor.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se dy personat që ranë në prangat e Policisë janë vëllezërit A.B. 26-vjeçar dhe A.M. 19-vjeçar.

    Ata u arrestuan mbrëmë në vendin e ngjarjes, ku po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar rreth 30 bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe një sërë gjësende tjera që nevojiteshin për kultivimin e drogës, përfshirë një armë zjarri, para të gatshme e telefona celularë.

    Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal së bashku me gjësendet e sekuestruara gjatë bastisjes.

    Ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

    Artikuj të ngjashëm

    Rihapet pika kufitare në Han të Elezit pas mbylljes për shkak të zjarreve

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.