Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Pelosi: Erdhëm që ta bëjmë të qartë se Amerika qëndron me Tajvanin

    03/08/2022 08:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ka shkruar në Tajvan  për ta bërë të qartë se Amerika nuk do ta braktisë Tajvanin.

    Në një konferencë për shtyp, Pelosi hodhi poshtë polemikat rreth vizitës së saj në Kinë dhe tha se Pekini nuk ishte përgjigjur në mënyrë të ngjashme kur ligjvënësit e tjerë amerikanë e vizituan në fillim të këtij viti, shkruan CNN.

    Pelosi përsëriti mbështetjen e SHBA për Tajvanin, duke thënë përsëri se ata kishin ardhur për të dërguar një “mesazh të qartë – Amerika qëndron me Tajvanin”, transmeton Reporteri.net.

    “Ne duhet t’i tregojmë botës, dhe ky është një nga qëllimet e udhëtimit tonë, për t’i treguar botës suksesin e popullit të Tajvanit,” tha Pelosi, duke treguar guximin e popullit tajvanez për të mbështetur demokracinë.

    “Ne duam që Tajvani të ketë gjithmonë liri me siguri dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kjo” tha Pelosi.

    Në prill, gjashtë ligjvënës të lartë amerikanë bënë një vizitë të papritur në Tajvan. Delegacioni ndërpartiak përfshinte Kryetarin e Komitetit Demokratik të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Bob Menendez dhe Senatorin republikan Lindsey Graham.

    Vizita e Pelosit në kryeqytetin tajvanez, Taipei, është në kuadër të një turneu të saj në Azi.

    Pekini që pretendon se Tajvani i vetëqeverisur është provincë e Kinës, tha se vizita e Pelosit do të “ishte një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme kineze” ndërsa paralajmëroi se “Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës nuk do të rrijë duarkryq”.

    Artikuj të ngjashëm

    Zv/ministri i Jashtëm njofton: Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza

    Joseph: SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ndaj Beogradit

    Hamza në ShBA pritet nga emisari i ri amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof

    Të Fundit

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.