Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova në ballinat e mediave ndërkombëtare, si u raportua në botë për tensionet në veri

    02/08/2022 09:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë ditës së diel, një ditë para se të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

    Në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi, shkruan Reporteri.met.

    Tensionimi i situatës bëri që Qeveria e Kosovës ta shtyjë për muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

    Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.

    Situata në veri të vendit zuri ballinat e mediave ndërkombëtare.

    CNN raportoi për vendimin e Qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumentet e identifikimit duke shkruar se edhe katërmbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, rreth 50,000 serbë në veri përdorin ende targa dhe dokumente të lëshuara nga autoritetet serbe, duke refuzuar të njohin qeverinë e Prishtinës dhe institucionet e saj.

    Ndërkaq prestigjiozja “The Guardian” transmetoi deklaratën e kryeministrit Kurti se “Orët, ditët dhe javët në vijim mund të jenë sfiduese dhe problematike”.

    Ruters raportoi për tensionimin e situatës, duke shkruar se  tensionet politike janë ndezur më shumë se dy dekada që kur fushata e sulmeve ajrore të NATO-s dëboi forcat serbe.

    Wall Street Journal raportoi për frikën që kjo situatë mund të përdoret nga Rusia për të shkaktuar më shumë detabilitet në Evropë.

    “NATO dhe Bashkimi Evropian u përpoqën të qetësojnë tensionet midis Kosovës dhe Serbisë pas rindezjes në fundjavë, tensione këto për të cilat disa politikanë dhe ekspertë kanë frikë se mund të përdoren nga Rusia për të shkaktuar më shumë destabilitet në Evropë”, raportoi mediumi.

    Kujtojmë se Policia e Kosovës njoftoi dje se tashmë janë larguar të nëntë barrikadat që ishin vendosur nga serbët lokalë në veri të Kosovës. Largimin e tyre e konfirmoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. 

    Artikuj të ngjashëm

    Situata në veri merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare

    Reduktimet e rrymës në Kosovë bëhen lajm edhe në mediat ndërkombëtare

    Të Fundit

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.