Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet autori i krimit në Elbasan, ishte fshehur poshtë urës pasi masakroi me thikë bashkëjetuesen

    31/07/2022 13:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është arrestuar pas më shumë se 24 orësh Ramis Mici, autori i krimit që tronditi Elbasanin.

    Mici masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, në banesën që kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej”.

    Bëhet me dije se në polici është shoqëruar edhe vëllai i viktimës, i cili kishte deklaruar në rrjete sociale se do të merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij.

    Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

    37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin.

    Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

    Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

    Lexo edhe: Xhelozi dhe dhunë, 37-vjeçarja sot do largohej, si u vra nga bashkëjetuesi i denoncuar në polici

    6 ditë para krimit makabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit thanë se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

    Ishte pronari i banesës ai që e gjeti Jetlirën të mbuluar nga gjaku ditën e djeshme.

    “Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50”, tha ai për mediet.

    Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjendet pa shenja jete një 82-vjeçare në Elbasan

    Elbasani në krizë, rriten rastet e dhunës së fëmijëve ndaj prindërve

    E kërcënoi me armë për t’i dhënë 3 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

    Të Fundit

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Komentet mes Getinjos dhe ish të dashurës së Butrint Imerit ndezin rrjetin

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    Haradinaj: Përherë mirënjohës Amerikës, festa e tyre është edhe festë e jona

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.