Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksidenti tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë, nesër organizohet aksion qytetarë tek vendi ku ndodhi

    30/07/2022 18:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Grupi i Asamblistëve të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetje edhe të asamblistëve të tjerë do të organizojnë nesër një aksion qytetar në magjistralen Podujevë-Prishtinë e cila ende s’ka përfunduar së ndërtuari.

    Aksioni do të mbahet në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik në të cilin kanë humbur jetën burrë e grua nga Malisheva dhe ku kanë mbetur të lënduar rëndë dy fëmijët e tyre që ishin në makinë.

    Asamblistët e Podujevës kanë bërë thirrje që t’i bashkëngjiten aksionit deputetë, këshilltarë komunal e nga secila sferë e jetës.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar,

    Ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin qytetar të inicuar nga Grupi i Asambleistëve të LDK-së me mbështetje edhe të asambleistëve të tjerë, i cili do të zhvillohet nesër, 31 korrik 2022, e diel, në magjistralen Podujeve-Prishtinë.

    Aksioni do të zhvillohet në shenjë revolte për vonesat që po i karakterizojnë punimet në këtë rrugë që nga fillimi i saj.

    Në ora 12:00 në vendin ku ka ndodhur aksidenti i djeshëm do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule, ndërsa menjëherë pas, te rrethi në fshatin Siboc do zhvillohet aksioni simbolik.

    Në fund nga akterët do të ketë prononcim për media.

    Ftojmë qytetarët, deputetët llapjanë, këshilltarët komunalë, shoqërinë civile, mediat, bizneset dhe secilin akterë institucional të na bashkohet në këtë aksionin, i cili buron nga kërkesa e qytetarëve.

    Me respekt Keshilli Organizativ.

    Artikuj të ngjashëm

    Emocionuese: Momenti kur gjyshi me lot në sy pret mbesën në aeroport

    Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Pamje nga vendi ku mbeti i vdekur një person si pasojë e aksidentit në Mitrovicë

    Të Fundit

    Rashiq kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste: S’është zgjidhja e duhur

    Basha: Ka qenë shumë e rëndësishme që ta shpall Kuvendin të konstituuar, unë e interpretojë rregulloren

    Mbledhja kryesisë, Bashës në takim i shkojnë vetëm Haxhiu e Rexhepi

    Para mbledhjes së Kryesisë, Basha “takim konsultativ” me Osmanin

    Haradinaj përmend vështirësitë në arsim, lë fajtore LVV-në

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.