Një 51 vjeçar është arrestuar nga policia në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë 6 vjeçare.
6 vjeçarja kishte shkuar për të blerë gjëra ushqimore tek dyqani i të dyshuarit ku edhe është sulmuar nga ai.
Gazetarja Arjeta Sinani ka kontaktuar me nënën e vajzës e cila për shkak të gjendjes emocionale nuk ka folur para kamerës, por prapa saj ka treguar se për rastin është informuar nga dëshimtarët.
Dëshimtarët thonë se 51 vjeçari e kishte ulur në prehër vogëlushen dhe e kishte puthur në buzë, ata e kanë lajmëruar nënën e saj e pastaj edhe policinë me ç’rast i dyshuari edhe është arrestuar teksa edhe kërkohet paraburgim ndaj tij.