Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama., ka thënë se do të ndryshohet Ballkani me iniciativën “Ballkani i Hapur”, për të cilin thotë se është projekt i dakorduar dhe i mbështetur nga SHBA-ja.
Rama ka folur në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA-së.
Ai ka thënë se Shqipëria nuk do të kishte arritur në vendin ku është pa mbështetjen e SHBA-së.
“Ne jemi të priviligjuar dhe jam shumë besimplotë që fal kësaj marrëdhënie ne do ta ndryshojmë rajonin. Do ta ndryshojmë rajonin një herë e përgjithmonë. Ne do ta ndryshojmë rajonin dhe me ‘Ballkanin e Hapur’, që është projekt 100 për qind i dakordësuar dhe 100 për qind i mbështetur nga SHBA-ja, ne do ta bëjmë të mundur që e shkuara, e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, të mos jetë kurrë më kërcënim për Ballkanin. Por, të jetë vetëm një thesar dijesh dhe mësimesh sesi historia nuk duhet të përsëritet”, ka thënë Rama.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-së Shqipëri, Yuri Kim tha se më 28 korrik 1922, Shqipëria dhe Amerika ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë ndër breza e që u ruajt nga shqiptarët edhe gjatë ditëve të errëta të komunizmit.
Kim shtoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por Shtetet e Bashkuara kurrë nuk janë lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.