Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Agnesa Vuthaj ‘lajmërohet’ në Instagram disa ditë pasi iu vodhën gati 400 mijë euro para e stoli

    27/07/2022 19:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Jo shumë ditë më parë, Agnesa Vuthaj qe kryetemë e mediave.

    Kjo, shkaku i grabitjes në shtëpinë e saj, në një prej lagjeve elitare të kryeqytetit.

    U tha se dëmi material i shkaktuar, në para “cash” e poashtu edhe në vlerë tejkalon qindra mijëra euro.

    Agnesa nuk ka reaguar as publikisht e as nuk ka folur për mediat. Përkundër interesimit të lartë medial, ikona e bukurisë që vetëm sa ishte nisur në pushime kur ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj, ka preferuar heshtjen. Ajo nuk ka postuar as foto nga pushimi e as ndonjë gjë tjetër.

    Megjithatë, nuk është zhdukur tërësisht nga rrjetet sociale.

    Vuthaj ka dhënë shenja “jete” në Instagram. Ajo ka komentuar në një prej postimeve të mikeshës së saj, Ilda Abazit.

    Agnesa ka dërguar zemra në përvjetorin e parë të martesës së Ildës me basketbollistin Kenan Sipahi. Përvjetori i parë i martesës i gjeti prindër, andaj Agnesa s’mund të ishte më e lumtur se kaq për shoqen, duke thyer akullin e një mungese totale nga syri publik.

    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë nga autoritetet e rendit por deri tani, publikisht nuk ka asnjë pistë për kryerësit e veprës në shtëpinë e ish-Miss Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Iu vodhën 100 mijë euro kesh dhe 300 mijë euro stoli ari: Pamje brenda shtëpisë luksoze të Agnesa Vuthajt

    I vidhen para e stoli ish-misit Agnesa Vuthaj, prokuroria nis hetime (VIDEO)

    Çfarë thuhet në raportin e policisë për vjedhjen e 100 mijë eurove dhe stolive të arit në shtëpinë e Agnesa Vuthajt

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.