Vajza e shoferit që vdiq sot pas një aksidenti të rëndë me kamion në Gjilan ka reguar për vdekjen e babait të saj, Agim Dauti.
Vlora Rexhepi ka shkruar se babai i saj e donte aq shumë vendin e tij, Kosovën sa që nuk kurseu asgjë nga vetja e tij.
“Do vazhdojm te jem krenar na si Familja e Agim Dautit do vazhdojm qe ta duajm edhe me shum kosoven dhe lirin e kosoves ,, qe aq shum e deshi sa qe sakrifikoi shum dhe nuk u kursye per asgje”, ka shkruar mes tjerash e bija e të ndjerit, përcjell GazetaDemos.
Për vdekjen e Dautit kanë shkruar edhe miqt e tij, të cilët e kanë kujtuar si një person me vlera të larta njerëzore.
“Paska ikur nga kjo botë njëri nga shembujt e rrallë se si duhet jetuar, punuar dhe sakrifikuar për familjen dhe atdheun miku ynë i nderuar: AGIM DAUTI. Ai nuk kurseu mundin, djersën dhe as pasurinë të cilat ia fali Lirisë së Kosovës që e deshi dhe e nderoi si rrallë kush. Në botën e atdhedashësve kjo ka kuptim pasi aty dhe për ta jeta e vdekja janë një. Vetëm ai guxon që “dritën e jetës së tij, dritë lirie për ta bërë”. Ju familja Dauti, vëllezërit, motrat, bashkëshortja, djemtë dhe vajzat e Agimit le të ju mbajë krenaria që patët një vëlla, bashkëshort, baba, e ne një mik e shokë të veçantë. I lehtë të çoftë dheu i Kosovës që e deshe dhe e nderove”, ka shkruar miku i tij, Habib Rexhepi.