Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori britanik thotë se edhe politikanë të tjerë nga rajoni do të sanksionohen

    22/07/2022 18:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith njoftoi rreth valës së parë të masave të ndërmarra nga Qeveria Britanike kundër disa shtetasve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, duke thënë se politikanët shqiptarë nuk do të jenë të vetmit që të sanksionohen në rajon.

    “Këtë javë Britania ka ndërmarrë vetëm hapat e parë të një sërë veprimesh të cilat synojnë llogaridhënien dhe ndëshkimin, sepse është shumë e rëndësishme që të bëjmë diçka të tillë, tha ai në një intervistë për Tv Klan.

    Tutje ambasadori tha se kjo fushatë nuk është vetëm për politikanët në Shqipëri, por edhe për shtetet tjera në rajon.

    “Kjo është specifike për Ballkanin Perëndimor, është për të gjithë rajonin pasi ka probleme në lidhjet mes krimit dhe politikës. Ne duhet t’i thyejmë këto lidhje. Ajo çfarë ne do të bëjmë është që të përdorim këtë paketë masash. Ky është vetëm hapi i parë i disa veprimeve që do të ndërmerren. Ne kemi mjete të ndryshme, si për shembull sanksionet kundër korrupsionit, sanksionet financiare dhe ndalimin e emigrimit. Ky është vetëm hapi i parë që po ndërmarrim, ju do të shihni veprime të tjera me kohën”, u shpreh King-Smith.

    “Unë dua ta siguroj publikun shqiptar që ne nuk kemi shënjestruar ndonjë parti politike, grup politik apo ndonjë grup tjetër. Kjo është një qasje e mirëekuilibruar. Kjo qasje synon individët dhe lidhjet e tyre tejet të qarta me krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, qasja merr parasysh çdo rast individual nëse individët kontribuojnë në të mirën publike të Mbretërisë së Bashkuar”.

    Sot, Sali Berisha njoftoi se ai është sanksionuar dhe shpallur “non-grata” nga Mbretëria e Bashkuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik: Do të punojmë që Kosova të pranohet në KiE

    Ambasadori britanik uron Bajramin

    Ambasadori britanik viziton Bekim Gashin që ka të zhdukur nënën dhe katër motrat

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.