Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Tendenca për islam ndryshe”, imami i rrahur ishte ankuar në BIK dhe Polici për vëllëzërit e arrestuar

    22/07/2022 18:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmë është rrahur brutalisht imami i xhamisë së fshatit Lupç, Zeqir Berisha. Sipas Kryeimamit në Podujevë, ai ishte ankuar më herët për të dyshuarit, duke thënë se ka pasur probleme për tendencat e instalimit të një “islami ndryshe” prej traditës së myslimanëve shqiptarë.

    Në Frontal të Televizionit 7, Bekim Jashari, kryeimam në Podujevë, ka folur për rastin e rrahjes brutale të imamit në Lupq, për të cilin janë arrestuar tre vëllëzër nga ky fshat.

    Jashari thotë se imami ishte ankuar më herët për të  dyshuarit, duke thënë se ka pasur probleme me ta, për shkak të tendencave të tyre për t’u predikuar një islam ndryshe.

    ”Po është ankuar. Është ankuar në Bashkësinë Islame, pastaj ka hapur rast në organet e rendit”, ka thënë kryeimami.

    “Imami viteve të fundit ka pasur probleme me një predikim të një islami ndryshe, e për të cilat na kanë njoftuar. Ka pasur tendenca për ndërhyrje në autonominë e tij të punës. Shkolla jonë është Hanefi, dhe imami e ka ruajtur këtë frymë. Në këtë situatë mund të japim versionet se i besojmë imamit tonë, sepse ai është legjitim për të kryer detyrën e tij”, ka thënë Bekim Jashari në Frontal të T7.

    Imami në Lupç është sulmuar mbrëmë, ndërsa Policia ka arrestuar tre vëllëzërit e dyshuar, të cilët, banorët atje i kanë përshkruar “me mjekra”.

    Një nga vëllezërit e këtyre të treve i ka thënë Televizionit 7 se në fakt ai dhe vëllai i tij i arrestuar e kanë gjetur hoxhën të rrahur dhe e kanë lajmëruar policinë.

    ““Une me vllaun tem atdheun ishum tuj shku ne xhami për namazin e jacisë, aty ishin 1 minut përpara te xhamia qe fillon ezani, tuj shku aty e pamë imamin e xhamisë të shtrirë në tokë përpara rrethojave të xhamisë, ishte i gjakosur edhe kokën e kishte të gjakosur, ishte i mbulum me gjak, pastaj unë e thirra policinë, 192, pas policia me orientoi me thirrë 194 emergjencën pastaj e thirra edhe emergjencën edhe ju thash dërgone sa ma shpejt një njësi se është imami i xhamisë se Lupcit i lendume rende”, ka thënë Sh.M, 17-vjecar.

    Bekim Jashari, kryeimam i Bashkësisë Islame ka thënë se imami ka raportuar zyrtarisht në BIK problemet që i ka pasur me vëllezërit e dyshuar, pasi sipas tij, ata kanë dashur të shtyjnë “një islam ndryshe”. 

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava mban konferencë për media

    Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide

    Të Fundit

    Lirohet nga arresti shtëpiak dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi

    E moshuara i kalon “kordonet” e policisë në Vlorë duke vrapuar pas Ramës, ky i kthehet “çka ke, çka ke?” – VIDEO

    Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

    Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.