Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ish-koloneli i FSK-së: Presidente, Shqipëria ka qenë nëna e madhe për Kosovën dhe ushtarët e UÇK-së

    22/07/2022 16:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, përmes një postimi në Facebook i është drejtuar presidentes së Kosovës, në lidhje me mos-reagimin e saj për miratimin e rezolutës kundër Dick Martyt në Shqipëri, shkruan GazetaDemos.


    Veseli thotë se Shqipëria ka qenë “nëna e madhe”, që asnjëherë nuk e ka braktisur Kosovën dhe ushtarët e UÇK-së.


    “Presidente e Kosovës, Shqipëria nuk e ka nevojën e askujtë për përshendetje speciale. Shqipëria për Kosovën dhe ushtarët e liris të UÇK dhe e brezave, ka qenë nëna e madhe që kurr si ka braktis. E shumë nga luftëtarët ndër breza kanë vdek me mallin dhe emrin e saj”, ka shkruar ai.


    Tutje ish-koloneli ka thënë se Shqipëria ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, derisa ka potencuar se ndoshta dashuria e presidentes për Shqipërinë nuk është aq e madhe sa e qytetarëve të Kosovës.


    “Shqipëria në luftën për liri dha buk e kulëm mbi kokë, dha pushkë e top, Shqipëria dha shumë për lirin e Kosovës. Tek e fundja Ju jeni veq një individ që mbanë një post, e Shqipëria është aq e madhe që Ju dhe secili si Ju as nuk qoni peshë”, ka theksuar Veseli.

    Ndërkaq, presidentja Osmani sot e pyetur për rezolutën e Shqipërisë kundër Dick Martyt, tha se nuk është e nevojshme që të përshëndetet.

    “Unë besoj që ju konfirmimin tonë sa i përket pastërtisë së luftës, e keni dëgjuar çdo ditë dhe nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për atë pastërti është i përditshëm, në çdo frymëmarrje tonën”, u shpreh ajo.

    Lexo edhe:

    Asnjë fjalë për rezolutën e miratuar kundër Dick Martyt, Osmani: Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për këtë

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.