Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dyshohet se vrau tri vajzat e saj, 33-vjeçarja greke sërish del para gjykatës

    21/07/2022 10:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me vështrimin e fiksuar diku në horizont, si e humbur 33-vjeçarja Roula Pispirigou u largua mesditën e së mërkurës nga gjykatat. E veshur me një bluzë të zezë dhe një jelek të bardhë antiplumb , nën masa të rrepta siguria, ajo u soll sot sërish në gjykatë për të dëshmuar për akuzën e vrasjes së vajzës së saj 9-vjeçare Georgina.

    33-vjeçarja, e cila ndodhet në paraburgim që nga prilli i kaluar për vrasjen e vajzës me ketaminë në spitalin “Aglaia Kyriakou”, iu dha afat për të shfaqur pendesën të hënën e ardhshme.

    Dukshëm e dobësuar, Pispirigou siç raportojnë mediat në vend, ka kërkuar kohë nga organi kompetent hetimor për t’u informuar me shkresat e lëndës dhe për të përgatitur dëshminë e saj për këtë vepër të re për të cilën akuzohej.

    Megjithatë, ajo që ra në sy, pavarësisht maskës së koronavirusit që mbante, ishte pamja e saj “si nga një botë tjetër.” Në fotot e publikuara asaj i duken rrathët nën sy, e zhytur thellë në mendime, sikur ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për çfarë akuzohet, shkruajnë mediat greke.

    Kujtojmë se Roula Pispirigou dyshohet që të jetë shkaktare për vdekjen e tre vajzave të saj të mitura Georgina, Iris dhe Malena.  Deri më tani 33-vjeçarja nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. 

    Të Fundit

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.