Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gruaja e Zelenskyt: Djali im 9-vjeçar dëshiron të bëhet ushtar për ta luftuar Rusinë

    21/07/2022 13:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë ka prekur familjen e saj, duke bërë që djali i saj i vogël të humbë interesimin e tij në preferencat e tij të mëhershme dhe që ai tani ka dëshirë të bëhet ushtar.

    Në një intervistë ekskluzive të mërkurën për NBC News, Zelenska tha se ajo nuk mund të bëj që djali i saj 9-vjeçar të rikthehet të merret me art dhe aktivitete të tjera.

    “Para luftës, djali im shkonte në kurse të vallëzimit. Ai luante me piano. Ai e mësoi gjuhën angleze”. Tani, thotë ajo: “gjëja e vetme që ai dëshiron të bëj janë artet marciale dhe se si të përdoret pushka”.

    Zelenska kaloi disa ditë në ShBA duke u takuar me zyrtarë amerikanë, duke përsëritur lutjen e vendit të saj për më shumë armë për të zbrapsur pushtimin rus. Ajo u takua me liderë të Kongresit për të shtruar kërkesën në emër të burrit të saj, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që ka mbetur në Ukrainë teksa vendi ka hyrë në muajin e pestë të luftës pas pushtimit rus.

    Në mesazhin e saj drejtuar Kongresit, ajo foli për ankth, ndjenjën e frikës dhe shqetësimit ndaj luftës që ka tronditur ukrainasit dhe nënvizoi dëshirën e saj që fëmijët të gjejnë përsëri normalitetin.

    “Kjo është ajo që unë dua të siguroj, që fëmijës tim t’i rikthehet fëmijëria dhe që ai të kënaqet me jetën e tij”, është shprehur ajo.

    Të Fundit

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Kusari- Lila: Një nga pasojat e moskonstituimit të kuvendit deri më 26 korrik mund të jetë marrja e mandateve

    Bekë Berisha: Votone këdo që është i propozuar nga LVV, të gjithë të njëjtë janë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.