Një qytetar nga Kosova që po kalon pushimet në Vlorë të Shqipërisë ka thënë se çmimet nuk janë ngritur.
Sipas tij çmimet janë të arsyshme.
Ai ka dërguar edhe faturat në “Jepi zë” ku shihet se ka paguar 500 lekë për çadër në plazh.
Ndërsa në restorant ka paguar 1930 lekë për të ngrënë, që i bie rreth 16 euro.
Tutje ai ka thënë për gazetën se ka paguar 35 euro natën në apartment.
Ndryshe, kohëve të fundit ka pasur shumë ankesa se jugu i Shqipërisë ka shtrenjtuar çmimet për turistë.