Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Art Rushiti dhe “Antonella” e serialit Patito Feo sjellin këngë së bashku, artisti shqiptar tregon si erdhi deri tek bashkëpunimi

    18/07/2022 16:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtari shqiptar Art Rushiti së fundmi ka publikuar këngën e tij të re “Buenos Aires”, në bashkëpunim me artisten argjentinase Brenda Asnicar, e njohur si “Antonella” në serialin “Patito Feo”, shkruan GazetaDemos.


    Kënga u publikua të premten dhe brenda pak kohësh arriti të mbledhë më shumë se një milion klikime në YouTube, derisa u pëlqye dhe u komentua shumë nga të rinjët shqiptarë dhe më tej.


    “Buenos Aires” ishte paralajmëruar kohë më parë dhe pritej me entuziazëm, mirëpo të çuditur se si erdhi ky bashkëpunim, kanë mbetur shumë adhurues të Asnicar, të cilët e kanë ndjekur për vite me rradhë në rolin e Antonelës.


    Art Rushiti tregon për Gazetën Demos detajet rreth këtij bashkëpunimi.


    “Kanga ka ardhë shumë spontanisht. Unë Brenden e kam mike prej 3 vitesh, gjithmonë i kam folë për shtetin tonë edhe ajo na ka njoft dmth qe ka fansa edhe këtu. Pas publikimit të këngës Joanna, ajo më kontaktoi dhe kemi bisedu për projektet e tona, gjatë bisedës për shkak të energjisë së mirë edhe gjërave të përbashkta, lindi ideja për bashkëpunim”, tha ai.


    Tutje këngëtari shqiptar tha se kjo këngë është një dhuratë për të gjithë fansat shqiptarë të artistes argjentinase, e cila me rolin e saj si “Antonella” u pëlqye shumë nga të rinjët që e kanë ndjekur serialin “Patito Feo”.


    “Brenda ka dashur t’ju bëj një dhuratë fansave shqiptarë përmes një kënge në gjuhën shqipe dhe më ka zgjedhur mua për këtë bashkëpunim, pasi e ka ditë se sa shumë e duan shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Rushiti për Gazetën Demos.


    Mes tjerash ai bëri të ditur se së bashku me këngëtaren nga Argjentina janë duke planifikuar diçka akoma më të madhe.


    Përveç këngës “Buenos Aires”, artisti shqiptar numëron edhe disa këngë tjera si “Apet”, “Mëkate” e “Joanna”.


    Dashurinë për muzikën dhe talentin Rushiti e kishte shfaqur qysh në fëmijëri, duke qenë pjesë e shumë programeve shkollore me paraqitje skenike muzikore.


    Ai cilësohet si artisti i vetëm shqiptar që u postua dy herë në faqen zyrtare të ikonës së muzikës Beyoncé, e cila iu referua me fjalët “Ti je në zemrën time”.

    Artikuj të ngjashëm

    Antonela rrëfen se si reagoi Beatrix për ribashkimin e Borës me Donaldin

    Të Fundit

    Online Internet Casinos With Keep What You Win No Deposit Bonuses Inside 2024

    “mostbet Withdrawal Guide

    22bet Magyarország Hivatalos 22bet Fogadási És Kaszinó Oldal

    Rusët grumbullohen në kufi, Finlanda shton forcat rezerviste dhe porosit 64 F-35 nga SHBA

    Nesër përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.