Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Masa e re e Qeverisë për punësim/ Këtu duhet të lajmërohen bizneset dhe ata që duan të punësohen

    18/07/2022 11:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se treguar kriteret për bizneset dhe të papunët që mund të përfitojnë nga masa e fundit e Qeverisë për “punësim të garantuar”.

    Qeveria ka vendosur që t’i ndihmojë me 70% të pagës bruto (maksimum deri në 300 euro) për 6 muaj, bizneset që marrin punëtorë, e këta të fuindit duhet të mos e kenë asnjë familjar tjetër të punësuar.

    “Ne do t’i publikojmë edhe thirrjet apo kriteret për të aplikuar për secilën prej kategorive. Bizneset që duan të punësojnë mbajtës të familjes dhe të përfitojnë nga subvencionimi i pagës prej 70% duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punës dhe të tregojnë për numrin e stafit, në çfarë popzita ju duhen dhe cilat janë kualifikimet”, tha Murati. Ai tha se bizneset duhet të dorëzojnë një kopje të certifikatës së biznesit apo të OJQ-së, një kopje të letërnjoftimit të pronarit si dhe listën apo numrin e të punësuarve në kompani.

    Ministri i Financave tregoi se çfarë informata duhet të dorëzojnë ata që duan të punësohen.

    “Në anën tjetër, ata persona që konsiderohen mbajtës të familjes, që vijnë nga familje që s’kanë asnjë të punësuar, po ashtu duhet të lajmërohen në Agjencinë e Punës, në zyrat rajonale, kudo që ju bie më afër, dhe t’i dorëzojnë informatat e nevojshme dhe të tregojnë për cilat fusha janë të interesuara të punojnë dhe kanë aftësi”, tha Murati.

    Të interesuarit për punësim duhet të jenë mbi 18 vjeç, të mos kenë asnjë anëtar tjetërt të familjes të punësuar si dhe të jenë të regjistruar si të papunë. Atyre do t’u kërkohet një kopje e letërnjoftimit, një kopje të diplomës apo certifikatës së nivelit më të lartë të edukimit që e posedojnë, si dhe mundësisht një CV.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati pretendon se opozita po e pengon integrimin e Kosovës në SEPA

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

    Të Fundit

    Ekipi turk i monitorimit në KFOR me kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë

    Ardon Jashari te Milani, java tjetër vendimtare

    Stigma dhe mungesa e trajtimit: Sfida e personave me çrregullime mendore në Kosovë

    Vdes 25 vjeçari në Fier, dyshohet se konsumoi fotoksinë

    Olta Gixhari shkëlqen në Mallorca me stil veror dhe bukuri natyrale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.