Veterani i luftës, Gani Geci në rrëfimet e tij për periudhën e luftës ka folur edhe për kohën e pasrënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari, shkruan GazetaDemos.
Ai “n’Demos” ka treguar se pas rënies së Adem Jasharit, nga perëndimi në Kosovë kanë ardhur disa nga udhëheqësit kryesor të UÇK-së.
Duke folur për Komandantët e luftës, Gani Geci ka thënë se ka qenë mirë që ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk është bërë komandant i luftës, pasi ka mundur të ndodhë një situatë e njejtë si në Bosnje dhe Hercegovina.
“Tash mas vrasjes së Adem Jasharit, prej Gjermanisë janë nis Sami Lushtaku, Fehmi Lladrovci, Sahiti, Abeja, Cedeja, Fatmir Limaj, Shukri Buja, Hashim Thaçi, unë kam shku dhe i kam taku një odë, Rexhep Selimi ka qenë aty, kur kam shku janë qu në këmbë gatitu rrijshin, tani më vonë të gjithë u bën Komandanta, unë mbeta ushtar, nuk më mbështeti askush. Unë vetëm Adem Jasharin e kam pasur komandant, pas vrasjes së tij kam qenë unë, vetëm vet, kurrë asniher si kam pranu ata, as kurrë si njoh, as Sylejman Selimi nuk ka qenë komandant i imi. Unë e kam mbrojt Ibrahim Rugovën, shumë mirë që Rugova ska qenë Komandant, se ish bo si në Bosnje, ishin vra 200-300 mijë vetë, edhe kishim mbet pa njerëz e tokë”, ka pohuar Geci.
Ai ndër tjera ka folur edhe për një takim që kishte me disa zyrtarë të misionit të OSBE-së gjatë kohës së luftës në Drenicë.
“Kur patën ardh ata të OSBE-së në Llaushë më patën thanë mu që me ja u qit ne armët juve në atë kodrën atje, i kam thanë me na gju ju neve me aeroplana armët na i marrin shkitë e na vrasin neve. Unë i pata thanë që vetëm ju duhet me ardhë me këmbësori se ndrysh ne nuk kemi fuqi”, është shprehur Gani Geci në emisionin “n’Demos”.
Emisionin e plotë me rrëfimet e Gani Gecit mund ta ndiqni këtu: