Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Latifi ”kalon” nga shëndetësia në Ministrinë e Jashtme: Lë anash Covid -19, flet për liberalizimin e vizave

    15/07/2022 20:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kriza me Covid -19 në të cilën po kalon Kosova ka bërë që shumë njohës të politikës por edhe qytetarë të kritikojnë Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

    Latifi përveç çështjes së rënduar me pandeminë, kritikohet edhe për vizitat e tij të shpeshta që i bënë në shtetet e ndryshme, derisa Kosova përballet situatën pandemike.

    Vetëm sot, MSH-ja ka njoftuar se ministri Latifi ka qenë në Vjenë ku edhe është takuar me dy eurodeputetë austriak.

    Ajo çfarë bije në sy është tema për të cilat ka diskutuar ministri i shëndetësisë, dhe e cila është çështja e liberalizimit të vizave.

    Në takim siç njoftohet nga MSH-ja, Latifi ka theksuar problematikat e mosliberalizimit të vizave për Kosovën.

    Njoftimi i plotë i MSH-së:

    Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar në Vjenë dy eurodeputetët austriak, z. Lukas Mandi, dhe z. Andreas Schieder, e po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

    Në këtë takim u bisedua për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, e po ashtu edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Për këto çështje, ministri Latifi, kërkojë nga eurodeputrtët, z. Mandi dhe z. Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet levizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian.

    Ministri Latifi, theksoi se mosliberalizimi i vizave po na shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infemierëve dhe teknikëve, në vendet e Bashkimit Evropian.

    Kurse me përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, ministri Latifi, kërkoj nga të pranishmit, bashkëpunim, angazhim dhr mbështetje në transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

    Ndërkaq, eurodeputetët austriak, z. Lukas Mandi dhe z. Andreas Schieder, premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, edhe pse Austria mbështet një gjë të tillë, e po ashtu edhr në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

    Kurse. përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, thanë se ata çdo herë do të jenë në mbështetje të ministrit Latifi, për të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

    Artikuj të ngjashëm

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    ​Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19

    Kina zbulon koronavirusin e ri, mund të infektojë njerëzit njëjtë si Covid-19

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.