Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gjithçka që ndodhi në ditën e parë të gjyqit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

    14/07/2022 15:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për Dardan Krivaçën dhe Arbër Sejdiun të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani sot është mbajtur seanca fillestare pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    I akuzuari, Krivaça i cili ngarkohet me veprën penale “dhunim” dhe “vrasje e rëndë” u mbrojt në heshtje në këtë fazë të këtij procesi gjyqësor, kurse i akuzuari tjetër, Sejdiu u deklarua i pafajshëm për akuzën që e ngarkon me veprën penale “vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryeje të dhunimit”.

    Në sallën e Gjykatës Themelore të Ferizajt me një numër të madh të forcave të Njësisë Speciale u sollën dy të akuzuarit. I akuzuari, Dardan Krivaça krahas përcjelljes së madhe me policë kishte të veshur edhe jelekun antiplumb.

    Gjithë procesin nga afër e përcollën edhe prindërit e tashmë të ndjerës, Marigona Osmani, dhe familjarë të tjerë.

    Pas leximit të aktakuzës, kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi e pyeti të akuzuarin, Dardan Krivaçën nëse e ka kuptuar aktakuzën.

    Krivaça u pa duke qarë.

    Nuk jam duke mundur kurrgjë më…

    Krasniqi:A e ke kuptuar aktakuzën nuk ke nevojë me qajtë…

    Krivaça: Nuk e di…

    Krasniqi:A ki nevojë prokurori i shtetit me dhënë sqarime?

    Krivaça: Jo.

    Kurse, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën me të cilën akuzohet.

    E kur i akuzuari, Dardan Krivaça u pyet rreth fajësisë, ai tha se nuk thotë se është i pafajshëm, por do të mbrohet në heshtje në këtë fazë të procedurës penale.

    Nuk po them se jam i pafajshëm veç nuk e di…

    Kurse, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu u deklarua i pafajshëm.

     “E ndjej vetën të pafajshëm”, tha ai.

    Prokurori i rastit, Valdet Avdiu lexoi një pjesë të aktakuzës.

     “I pandehuri, Dardan Krivaça më datën 21 gusht 2021 në banesën e tij në Rr. ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj pa pëlqimin e saj e detyruan të ndjerën, Marigona Osmani të kryej marrëdhënie seksuale e cila përcillet me tortura në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon. Pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën e zhvesh e dërgon në banjo. Nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë… E ku edhe në dy raste, në mbrëmje kryhen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjo dhe ku i vërehen lëndimet me çka krijohet vepër penale dhunimi… I pandehuri, Arbër Sejdiu më datën 21 gusht 2021 me dashje i ndihmon në kryeje të veprës penale ‘dhunimi’ në atë mënyrë që fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet pastaj së bashku kthehen në banesë i pandehuri Arbër posa mbërrin duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani me dashje”, thuhet në aktakuzë.

    Avdiu tha se të akuzuarit kishin tentuar t’i fshinin video-incizimet e kamerave që ishin të vendosura në banesën ku kishte ndodhur krimi.

     “Të pandehurit, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu më datën 22 gusht 2021 në banesën e të pandehurit, Dardan Krivaça në Rr. ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj me dashje dhe me bashkëkryerje me qëllim të fshehjes së veprës penale e privojnë nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmani me të cilën i pandehuri i parë ishte në marrëdhënie jashtëmartesore. Nga ora 10:56 deri në orën 14:43 i pandehuri i parë merr një shkop dhe së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë lëndime të mëdha fizike dhe psikike ku nga goditja pëson politrauma, lëndime të shumëfishta ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik të cilat janë pasojë e gjakderdhjes të jashtme dhe të brendshme nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme- mandibullës, pastaj thyerje e brinjëve klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, si dhe këputjes parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtit pastaj e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm në Emergjencën e Ferizajt dhe largohen nga aty”, u shpreh Avdiu.

    Pas përfundimit të seancës gjyqësore, mbrojtja e familjes Osmani, Gazmend Rexhepi tha se gjendja e familjarëve të të ndjerës, Marigona Osmanit është e rëndë.

     “Siç po shihet do të shkojmë me elaborim të provave dhe do të shohim çështjen deri në fund, sipas gjitha gjasave… Ata vetë i patë, njëjtë si deklarimi i fajshëm, si i pafajshëm gjendja e tyre është e njëjtë, në gjendje të rëndë“, tha Rexhepi.

    Para se të fillonte gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist” protestuan para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kërkuan proces të drejtë gjyqësor.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj muajin e kaluar njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiut.

    Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.

    Dardan Krivaça ishte arrestuar më 25 gusht 2021, kurse Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021.

    Artikuj të ngjashëm

    Seanca e radhës ndaj Krivaçës e Sejdiut të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit do mbahet më 11 qershor

    Të Fundit

    Tragjedi në Pakistan: Shembet një ndërtesë shumëkatëshe, 16 viktima

    Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

    Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët

    Liverpooli nderon Diogo Jotën pas vdekjes tragjike – familja e tij do të marrë të plotë kontratën deri në vitin 2027

    Përmytjet në Teksas, ende po vazhdojnë kërkimet për disa persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.