Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri Peci: Edhe Isa Boletini kishte mbiemrin Peci

    14/07/2022 09:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është rikther në qendër të vëmendjes dhe jo për subvencionet apo puntë e tjera në ministri, shkruan GazetaDemos.

    Ai ditëve të fundit është bërë temë pikërisht për mbiemrin të cilin e posedon. I ftuar në një studio televizive, ai kritikoi ashpër të gjitha mediat dhe të gjithë ata të cilët sipas tij po mundohen t’i japin konutacion përqeshës këtij mbiemri. Në deklaratën e tij rreth kësaj çështje, ai tregon prejardhjen e tij si dhe historinë e vlerat të cilat i bartë po ky mbiemër.

    “Mua personalisht hiç nuk më shqetëson. Ka me vite të tëra në të cilat raportimi medial ka tentuar që t’i jep një konutacion të përqeshjes së mbiemrit që e mbajë. Për ata që nuk e din, mbiemri Peci është pjesë e nën-fisit Shalë, që ka një pjesë të historisë prej pjesës së Malsisë së Shkodrës e lëvizjeve dhe dyndjeve që vazhdimisht e ka pasë popullata shqiptare gjithandej, por megjithatë në rast se e marrim si mbiemër, unë e ndave edhe një pjesë të një harte ku pasqyrohet se cilët janë mbiemrat më të shpeshtë në territorin e Republikës së Kosovës, dhe aty shihet se qyteti i Mitrovicës mbiemrin më të shpesht e ka mbiemrin Peci“, tha ai.

    E Peci gjithashtu tha se këtë mbiemër e bartën edhe njerzë me vlera të larta, ndërsa, gjithashtu shtoi se edhe “Pec ka qenë edhe Isa Boletini”

    “Mbiemri Peci përfaqëson një rajon të tërë, në këtë rast i përfaqëson ekskluzivisht tri fshatra, Boletinin, Zhazhën dhe Rahovën dhe prej tyre jo rastësisht unë e kam rikthyer në kujtesë që realisht Pec ka qenë edhe Isa Boletini“, u shpreh Peci.

    Ai gjithashtu tha se qëllimi i tij ishte ta bëjë me dije se njerëzit që e kanë mbajtur apo edhe e mbajnë këtë mbiemër janë tepër krenar me mbiemrin që e mbajë, duke mos i ndalur edhe kritikat e tij ndaj të gjithë atyre që sipas tij po mundohet ta përqeshin këtë mbiemër.

    /DEMOS/

    Deklaratën e tij mund ta dëgjoni këtu: https://www.facebook.com/Kanal10.live/videos/1133259054204353

    Artikuj të ngjashëm

    Peci për garën në Mitrovicë: S’e kërkova kandidaturën – vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

    Si mund t’ia hap Prokuroria telefonin Pecit – Koci: Merr urdhër nga gjykata dhe kërkon ekspertizë teknike

    Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve

    Të Fundit

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Danimarka: Do gjejmë rrugë përpara për Kosovën në BE

    Dehari thotë se do të bënte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo

    Ky është vendi në Shqipëri ku kosovarët po e preferojnë për pushime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.