Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vendosur të shkojë në punë dhe të kthehet në shtëpi me biçikletë.
Totaj e publikoi vetë një fotografi në Facebook, duke shkruajtur se “shtegu i biçikletave është në funksion të të gjithëve”.
“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ 🚴♀️ , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave 🚴♀️tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj.
Kryetari i ftoi qytetarët që të mendojnë për ambientin e të veprojnë si ai.
“Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin 🌱”, shkroi tutje ai.