Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Skender Hyseni: Për herë të parë po i sqaroj deklaratat e Ibrahim Rugovës për UÇK-në

    11/07/2022 21:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i hershëm i LDK-së, Skender Hyseni ka folur mbi akuzat e vjetra ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova për deklaratat e tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.

    Ai ka treguar për herë të parë bisedeën që e kishin pasur së bashku vetë ai, Ibrahim Rugova dhe dy anëtarët e ndjerë të LDK-së, Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku, për akuzat që hidheshin ndaj tij për UÇK-në.

    Por, sipas Hysenit kishte një arsye pse Rugova nuk fliste shumë për ushtrinë guerile që ia kishte mësyrë çlirimit të Kosovës nga Serbia.

    “Ju keni dëgju pretendime nga akterë anësorë, që gjoja Rugova ka qenë kundër UÇK-së. Më lejoni ti’ dekonspirojë ata deklarata. Unë, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku dhe t’u bisedu në zyrë të Presidentit Rugova të tre e kemi shtruar çështje pse. Dhe përgjigja e Rugovës, ka qenë citoj: Burra, nëse unë dal e them që Kosova ka ushtri, atëherë unë po i them edhe botës që dy ushtri po luftojnë mes vete dhe kur luftojnë dy ushtri mes vete, njëra i merr të gjitha. Nuk e kam ndërmend me i rreziku ata djem në male, që me ëndje i quante luftëtarë të lirisë. Në çdo konferencë ai UÇK-së, i referohej si ushtarë të lirisë”, ka deklaruar ai në Pressing të T7.

    Hyseni ka thënë se Rugova asnjëherë nuk ka dhënë deklarata negative për UÇK-në.

    “Ai (Rugova) ka thënë se kur sulmohet pragu i shtëpisë, njerëzit kanë të drejtë të mbrohen. Nuk janë terroristë (ushtarët e UÇK-së), e ka thënë edhe në Gjykatë të Hagës”, ka thënë tutje Hyseni.

    Sipas tij, çdo deklarim që e ka bërë Rugova, e ka matur disa herë para se ta bënte.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.