Ish-gjenerali i NATO-s që udhëhoqi bombardimet liri-sjellëse për Kosovën, Wesley Clark, këtë të mërkure qëndron për vizitë në Kosovë.
Ushtaraku që për Kosovën ka vend të veçantë po pritet enkas edhe nga një qytetar i cili dëshiron që, veç mirënjohjes, t’i dhurojë edhe një fotografi të printuar ku kryeprotagonist është vetë gjenerali Clark.
Këtë dëshirë Idriz Makolli e shpreh teksa tregon se si arriti t’i afrohet Clarkut para 22 vjetësh kur ai qëndroi në Prishtinë pas çlirimit.