Opinjonistja, Kimete Berisha ka reaguar kundër zhvillimeve të fundit në vend, shkruan GazetaDemos.
Ajo ka shprehur shqetësimin se si sipas saj varfëria e cila ka kapluar vendin tonë po mbahet e fshehur.
Berisha preku edhe zhvillimin tjetër në vend, ku po raporohet për rritjen e numrit të largimit të mjekëve nga vendi. Ajo tha se “Ministria e Shëndetësisë vazhdon tregtinë me fatkeqësinë e pacentëve dhe vazhdon ‘me turizmin e sëmundjeve’ – Turqia 2022”, ku gjithashtu e quajti edhe si “Masakër shtetërore”.
Opinjonistja nuk la pa e komentuar edhe deklaratën e mbrëmshme të ministrit Peci, ku i njejti i reagoi kryetarit të Federatës së Sindikatës të Bujqve, Tahir Tahiri, i cili tha se “‘Gruri pritet të mbulojë vetëm 30% të nevojave”, e sipas Pecit Kosova këtë vit i plotëson nevojat nga 65 deri në 70% dhe jo 30%.
“Varfëria po rritet, kokrra e grurit po zvogëlohet, e Peci ka mbetur Pec”, ka shkruar ajo.
Berisha shtoi se fondet e qeverisë që i ka tubuar Albin Kurti mbahen fshehur nga populli që i ka dhuruar.
Përveç Pecit, Osmanit e Qeverisë Kurti ajo ka ’goditur’ edhe deputetin e VV-së, Armend Mujën.
Kjo për deklaratën e tij, ku thuhej se rrogat në sektorin privat janë rritur më shumë se që janë rritur çmimet.
“Armend Muja nuk është shizofren, por e ka parë p. e macës…e ka parë se si janë rritur rrrogat ende pa u rritur”, shkruhet në postimin e saj.
Postimi i plotë:
Edhe ne ishim shku në shpi t’Albinit, me na siguru dikush që ka bazen.
- Tash kafenetë janë mbushur plot;
- Shend e verë, gëzim e hare…
- Varfëria nuk shihet me sy – se e fshehim me buzëqeshje dhe me kamera!
Inati dhe sevdaja na ka mbajt’ gjithmonë.
Varfëria në Kosovë mbahet fshehur nga milionerët – pronarët e TV-ve, që shesin kastraveca, kafe, birra dhe lajme politike.
- Hoxha e ka shpjeguar një herë e përgjithmonë dhe na ka udhëzuar qartë:
nëse mushkonja është e keqe – mbyte lirisht,
nëse mushkonja s’është ‘njeri’ i keq – mos e mbyt.
Ti e merr mushkonjën në pyetje një herë, ia zbulon qëllimet, pastaj vendos për fatin e saj, se ato që ta pinë gjakun krejt janë femra.
- Mjekët po ikin – për një jetë më të mirë.
Ministria e Shëndetësisë vazhdon tregtinë me fatkeqësinë e pacientëve dhe vazhdon ‘me turizmin e sëmundjeve’ – Turqia 2022.
Masakër shtetërore.
- Varfëria po rritet – kokrra e grurit po zvogëlohet.
Peci ka mbetur Pec.
- Paret e Ringjalljes janë vjedhur!
Covidi i ka fajet.
- Krejt janë varfëruar – Rifati ka mbetur milioner.
- Fondet e qeverisë që i ka tubuar Albin Kurti – mbahen fshehur nga populli që i ka dhuruar.
- Janë shtrenjtuar rrëmojcat!
- Vjosa Osmani me sukeses po i kryen ritualet e Hënës!
- Manastiri i Deçanit i tutet shqiptarit – si Zotit.
Me të drejt tutet – e sheh Manastiri se Serbia e vjedh Novobërdën ditëm drekë,
e qeveria Kurti (habiten, nuk i shohin hajnat, të preokupuar me mishin e restoranit me pamje kah kalaja e Novobërdës),
…qeveria Kurti nuk e ndjek hajnin serb, por e lut të vetëdijësohet, ta kthej artifaktin e vjedhur ‘molim te’!
- I ikuri nga Presheva, Liburn Aliu, nuk e kupton se Deçani (bashkë me Manastirin) është i Kosovës.
…qeveria Kurti dhe Presidentja e shohin Manastirin si pronë të Serbisë!
Gabojnë.
E Manastiri i Deçanit ka frikë mos po e vjedh Serbia – po e ndan nga Kosova…
- Nafta është liruar 1 cent.
Në Kosovë nuk bëhet hesap centshi
(bukë s’ka m’u ngi shqipja ama centshin s’ta bëjnë hesap)…
- nuk kthehet kusuri një, dy, tre, katër cent (se marre me lyp kusurin, dukesh fukara) –
prandaj kur flasin shqiptarët për centa – të mashtrojnë. - Armend Muja nuk është shizofren, por e ka parë p. e macës…
e ka parë se si janë rritur rrrogat ende pa u rritur.
Mos m’i ka pa edhe do sandale të kuqe që e kam në plan m’i ble?!
P.S.. Vazhdon (nëse rrini urtë)!