Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City, e ka nisur me humbje mbrojtjen e titullit. City është mposhtur në udhëtim te Tottenhami në Londër me rezultat 1:0, në kuadër të derbit të javës së parë të Premier Leagues.
Fitoren Tottenhamit ia siguroi jug-koreani, Heung-Min Son, i cili realizoi një gol të bukur me këmbën e majtën në minutën e 55-të.
Deri në fund, City u mundua që të paktën të barazojë realitetin, por që nuk ia doli. Te Tottenhami mungoi kapiteni, Harry Kane, i cili pritet të largohet nga klubi londinez.