Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kush ishte Kastriot Myftaraj që dyshohet se kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt

    07/07/2022 15:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kastriot Myftaraj, autor i emisionit “Ju flet Moska” në Ora News ka ndërruar jetë sot. Ai dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

    Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.

    Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra. Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare. Për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e emisionit të Arian Çanit në “Tv Klan”, ndërsa së fundi prej disa vitesh ishte pjesë e ekranit të “Ora News”, me emisionin e tij “Ju flet Moska”.

    Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’.

    Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorje e BE-së në Shqipëri ku e konsideronte diplomaten një ‘prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin’.

    Policia njoftoi se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në njoftim bëhet me dije se Myftaraj është vetëhedhur rreth orës 12:55 të ditës së sotme.

    Ngjarja është parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte. Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

    Megjithatë mediat shkruajnë se çështja po hetohet dhe nuk përjashtohet mundësia e një tjetër piste.

    Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

    Artikuj të ngjashëm

    “Zbuloi se kishte një tumor”, studiuesi shqiptar rrëfen bisedën me gazetarin Myftaraj dy orë para vetëvrasjes

    Ish-ministri rrëfen telefonatën e fundit me Kastriot Myftarajn, këtë kërkesë ia bëri

    Dalin pamje nga vendi ku Kastriot Myftaraj bëri vetëvrasje

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.