Skuadra e PSG ka njoftuar se ka ndaluar bashkëpunimin me trajnerin e tyre, Pochettino
Pochettino është shkarkuar nga pozita e trajnerit të PSG’së pas vetëm 18 muajsh në krye të detyrës.
Gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar se pasuesi i Pochettinos do të jetë trajneri, Christophe Galtier.
Sipas Romanos, christophe Galtier, do të zyrtarizohet sot si trajner i PSG’së.
Galtier udhëhoqi Lille të bëhej kampion në Ligue 1 në sezonin 2021/22.