Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.
Ai është parë i shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, raporton Kanal10.
Gucatit i është lejuar ta vizitojë nënën e tij të sëmurë që po trajtohet në QKUK.
Kujtojmë se javë më parë, Gjykata Speciale ka dënuar Gucatin me katër vite e gjysmë burgim, ku dënimin është duke e vuajtur në Hagë.