Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Po flen shumë edhe po rrin në telefon”, 50-vjeçari në Skenderaj rrah gruan

    03/07/2022 08:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Aqarevë të Skenderajt, gjatë ditës së djeshme.

    Sinjali mëson se një 50-vjeçar ka sulmuar bashkëshorten e tij për shkak të një konflikti që e nisi ai vetë, për shkak të gjumit dhe qëndrimit të gruas në telefon. Kjo e bëri atë që ta sulmojë gruan, duke e kapur për duarsh e goditur në qafë.

    Përballë kësaj situate, viktima vendosi ta denoncojë atë se çfarë i ndodhi në shtëpi, me ç’rast Policia u aktivizua dhe shoqëroi në stacion policor palët. Mosmarrëveshja mes çiftit nisi pasi i dyshuari i kishte kërkuar gruas përgatitjen e ushqimit, duke e akuzuar me fjalët “po flen shumë ti edhe po rrin në telefon”.

    Pas dhënies së deklaratave, gruaja është kthyer te prindërit e saj, aty ku ndihet më e sigurt, ndërsa ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “sulm”.

    Artikuj të ngjashëm

    “Po vjen pranvera, e me ymyd që vjen edhe Hashimi”: Nura tregon fjalët e fundit që ia tha Haxhi Thaçi

    “Tre gishtat fashistë”, Shala: Ky nuk është thjesht një gjest

    Policia tregon çka u gjet gjatë kontrollit në komunën paralele për Skenderajn në veri

    Të Fundit

    Meda feston ditëlindjen, kështu e surprizon bashkëshortja

    Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

    Shëbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane

    Sulmi ndaj Izraelit, pamje

    AP: Sulmet izraelite në Iran kanë vrarë të paktën 406 persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.