Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Kërcënohet nga 4 persona prezantuesi i famshëm kosovar, kishin armë të tipit “AK 47”

    25/06/2022 10:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur prezantuesi nga Kosova, Enur Pakashtica.

    4 persona të armatosur me armë kanë tentuar që të grabisin biznesin e tij.

    “Kam qenë në katin e dytë të ambienteve ku punoj, kur kanë ardhur grabitësit. Njëri prej tyre mu afrua me një armë të tipit “AK 47” dhe po më kërcënonte që t’i jepja para. Por nuk e bëra një gjë të tillë. Iu vërsula edhe unë pas.

    Edhe ai filloi të zbrapset. Kur zbrita pashë edhe 3 bashkëpunëtorë të tij dhe i pashë që filluan të dilnin jashtë. Kur dolën, pashë që qëlluan me një plumb në ajër. Për fat të mirë plumb nuk kapi në njerëz, apo në sende”, ka thënë këngëtari për Prive.

    Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës përmes raportimit të ngjarjeve të ditës.

    “Katër të dyshuar meshkuj të maskuar dy prej tyre me armë të gjata, një me revole dhe një me një çekan kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një biznes (postë e shpejtë). Pas ballafaqimit verbal me pronarin e biznesit, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Gjatë ballafaqimit dyshohet se pronari i biznesit ka ekspozuar një revole, e cila është sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Të Fundit

    Veton Elshani: Nëse vjen puna për ndonjë eskalim nga shteti fqinj, ne jemi këtu

    Vuçiq: S’është rastësi që Prishtina, Zagrebi e Tirana bënë një aleancë ushtarake, është kundër Serbisë

    Përparim Rama: Prej sot qytetarët e Prishtinës kanë qasje në internet falas – Na jemi këtu me ju bo jetën ma të lehtë

    Pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri slloven, Osmani e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Hargreaves takon anëtarët e AGK-së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.