Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevut Çavusoglu, sot rreth orës 19:00 ka mbërritur në Kosovë. Ai u prit nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se pas arritjes, kryediplomati turk ka darkuar me disa ministra, ku ndër ta ishin prezentë ministri i Infrastukturës, z.Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse.
Në këtë darkë është biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta, njofton MPJ-ja.
Ndryshe, Çavusoglu dhe Gervalla do të mbajnë takim nesër e më pas do dalin edhe në konferencë për media.