Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    “Sunny Hill” iku por Prishtina s’mbetet pa festival, Ramë Lahaj jep lajmin e mirë

    17/06/2022 10:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas dështimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj ka dhënë një lajm të mirë për kosovarët.

    Ai ka konfirmuar mbajtjen e festivalit “RLIOF” në Prishtinë, nga 21 deri më 31 korrik.

    Lehaj ka thënë se është zgjedhur kjo periudhë, meqë edhe mërgata është në Kosovë.

    Tutje, Ramaj ka thënë se në mbrëmjet e festivalit tij do jenë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.

    “Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.

    Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjitë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak. Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku”, ka shkruar Lahaj.

    Postimi i tij i plotë:

    Të dashtun miq e adhurues të artit muzikor, me kënaqesi të madhe ju njoftoj që këtë vit festivali RLIOF vjen me edicionin e tij të dytë me shumë befasi, duke filluar nga muzika e bukur shqipe, për të vazhduar me atë që ne konsiderojmë shumë të rëndësishme për edukimin mbi këndimin e brezave të rinj e në karrierë. Toka jonë ka shumë talent ndaj edhe i kemi dhënë hapsirë të veçantë Workshop-eve ( Punëtorive).

    Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.

    Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjitë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak. Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku.Përqafime, e mirë mbetëshi.

    Artikuj të ngjashëm

    ‘Sunny Hill’ rikthehet këtë verë jo vetëm në Prishtinë por dhe Tiranë

    “Afrohu dhe puthëm si herën e parë”, të ribashkuar, Donaldi i këndon Borës dedikimin në “Sunny Hill”

    VIDEO/ Reperi italian në “Sunny Hill Festival” shan në shqip, duke thënë se është e vetmja fjalë që ai di

    Të Fundit

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.