Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fëmija vret aksidentalisht një grua

    13/08/2021 09:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një grua 21-vjeçare në Florida të Shteteve të Bashkuara është vrarë aksidentalisht nga një fëmijë i vogël, i cili dyshohet se e qëlloi të renë me armë në kokë gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në internet.

    Një pjesëtar tjetër në video-konferencën që kishte të bënte me punë e njoftoi policinë, kur pa në ekran se gruaja, e identifikuar si Shamay Lynn, ra prapa me një zhurmë të madhe dhe më pas pa një fëmijë pas saj, thuhet në deklaratën e policisë.

    “Hetuesit përcaktuan se lëndimi u shkaktua nga një fëmijë, i cili kishte gjetur një armë të mbushur, të lënë të pasiguruar në banesë nga një i rritur”, tha policia.

    Autoritetet nuk treguan se cili ishte raporti mes fëmijës dhe gruas së vrarë aksidentalisht. Sidoqoftë, një medium lokal raportoi se ajo ishte nëna e fëmijës, shkruan Independent.

    Sipas informacioneve fillestare, arma i përkiste babait të dy fëmijëve të gruas së vrarë. Asnjëri nga fëmijët nuk u lëndua në incident.

    “Nëse keni armë zjarri, ju lutemi që ta mbani të mbyllur dhe të siguruar. Incidentet si ky do të mund të shmangeshin”, tha zyrtari policor, Roberto Ruiz Jr.

    Artikuj të ngjashëm

    Pikat për hundë nuk janë për fëmijë

    Një fëmijë 2-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, mjeku konstaton vdekjen

    “Fëmiu ka probleme” – Prishtinasi me propozim mesjetar për zgjidhje: Sille rreth bunarit, merri ca qime

    Të Fundit

    Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë

    Zhegrova i thotë fjalët e para si lojtar i Juventusit: Krenari ta veshi këtë fanellë

    Gjendet shëndosh e mirë djaloshi nga Deçani i raportuar i zhdukur nga familja e tij

    Gjykata Supreme dënon ashpër gjuhën e anëtarit të VV-së në KQZ që sulmoi gjyqtarin, Zenel Leku

    Juventusi e zbulon çmimin e blerjes së Edon Zhegrovës nga Lille

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.