Liga e Kombeve vijon edhe sot në kuadër të ndeshjeve të treta në fazën e grupeve.
Kryendeshja e kësaj mbrëmjeje do të jetë ajo në mes të Anglisë dhe Italisë, e vlefshme për grupin C.
Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe do të luhet në Molineux Stadium.
Anglia vjen pas barazimit në minutat e fundit me Gjermaninë, ndërsa Italia në xhiron paraprake fitoi ndaj Hungarisë.
Në ndeshjet e tjera do të luajnë Gjermania – Hungaria, Holanda – Polonia dhe Belgjika – Uellsi.