Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.
Arrestimi i të dyshuarit J.C., erdhi pas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Krimeve të luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, që janë duke u zhvilluar që disa muaj, për krimet e kryera nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.
I dyshuari që u ndalua nga Policia është dërguar në stacion policor, ku me urdhër të Prokurorit është nxjerrë aktvendim për ndalimin prej 48 orësh.