Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nxënësit e “Faik Konicës” në Prishtinë festojnë 1 Qershorin me këngë të klubeve të natës (VIDEO)

    01/06/2022 11:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot është Dita e Fëmijëve. E në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë kanë organizuar një festë e cila po zhvillohet në oborrin e kësaj shkolle.

    Por kjo festë duket paksa e çuditshme për shkak të muzikës e cila mbretëron aty.

    Pavarësisht se këta fëmijë janë mjaftë të vegjël, e që janë në një institucion edukativo-arsimor askush nuk u kujdes për muzikën që ata po dëgjonin.

    Madje aty ishte duke peformuar një DJ, i cili lëshoi muzikën sikur të ishte një klub nate me të pranishëm në moshë mbi 21 vjeç.

    “Dior” nga Pop Smoke, ishte njëra prej këngëve që shoqëroi këta fëmijë përgjatë festës.

    E padyshim se teksti i kësaj kënge nuk lë aspak për të dëshiruar.

    Fjalët që përdoren në këtë këngë janë mëse të panevojshme për t’u dëgjuar nga këta fëmijë.

    Duhet përkujtuar që së fundi në diskutim ishte pikërisht çështja e përmbajtjes së teksteve në këngë të shumta, si shqip apo në gjuhë të huaja e me të cilat shpesh herë ndeshen edhe këta fëmijë e shumë të tjerë.

    Nuk dihet nëse përgjegjësit e shkollës “Faik Konica”, apo nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë janë marrë me këtë festë, e shumë të tjera që organizohen në ambientet e shkollave në vend, por kjo që shihet e dëgjohet së fundi nuk lë aspak për të dëshiruar.

    Artikuj të ngjashëm

    1 Qershori – Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

    Policia jep detaje për rastin ku nxënësit e shkollës “Faik Konica” u lënduan si pasojë e rrymës

    Vitia viziton nxënësit e “Faik Konicës”: Gjendja e tyre stabile, janë jashtë rrezikut për jetë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.