Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bota në zi për 19 nxënësit e vrarë në Teksas, publikohen fotografitë e fëmijëve

    26/05/2022 21:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sulmi me armë në shkollën fillore në Teksas, që i mori jetën 19 nxënësve dhe 2 mësuesve ka tronditur mbarë botën. Fotot, videot dhe mesazhet e lamtumirës për viktimat të thyejnë shpirtin.

    Prindër që i dërguan fëmijët e tyre në shkollë dhe nuk i panë më, vëllezër e motra që mësuan se nuk do të luanin më me miqtë e tyre më të mirë dhe bashkëshortët që u thanë “punë të mbarë” grave të tyre që punonin si mësuese, nuk prisnin që pas disa orëve do dëgjonin lajmin e keq nuk do të shihnin më kurrë njerëzit e tyre më të dashur.

    Panorama e fëmijëve të vrarë në Teksas

    Viktimat e para.

    Dy djem të moshës 9 dhe 10 vjeç dhe një vajzë 10 vjeçare u identifikuan si fëmijët e parë viktima të masakrës në shkollën fillore në Teksas, ku u vranë gjithsej 19 nxënës të rinj nga 18-vjeçari Salvador Ramos.

    Me kalimin e orëve, familjet gradualisht shpallin identitetin e viktimave.

    Javier Lopez, një 10-vjeçar në klasën e katërt, është një nga fëmijët e parë që u identifikua.

    Nëna e djalit kishte marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të tij pak orë para masakrës, pa e ditur se ishte hera e fundit që do ta shihte fëmijën e saj gjallë. Një anëtar i familjes ka krijuar një llogari në GoFundMe për të ndihmuar prindërit e tij të mbledhin para për funeralin. Familja kishte mbledhur më shumë se 24,000 dollarë deri të martën mbrëma. Familja e 9-vjeçarit Uziya Garcia tha gjithashtu se ai u vra me armë zjarri.

    “Sot është qëlluar nipi im në shkollë.”

    Makena Lee Elrond, gjithashtu 10 vjeç, është fëmija i tretë që u identifikua  e vdekur, sipas një miku të familjes.

    Pak orë më parë, babai kishte shprehur frikën se vajza e tij e vogël mund të mos ishte gjallë. Një baba i jep lamtumirën vajzës së tij: “E ëmbla Makena, po prehet në paqe. Zemra ime është thyer.”

    Ndërkohë, familjet e studentëve të zhdukur vazhdojnë të postojnë foto në rrjetet sociale me shpresën për gjetjen e tyre.

    “Dashuria ime e vogël fluturon në qiell.”

    Fëmija i katërt që u shpall i vdekur është Ameri Joe Garcia. Në një mesazh prekës babai i saj ka shkruar se “dashuria e tij e vogël fluturon në qiell”.
    “Mos merrni asgjë si të mirëqenë. Përqafoni familjen tuaj. Thuaju atyre se i do,” thotë ai.

    Eliana Torres, 10 vjeç, gjithashtu u konfirmua si viktimë në një postim në Facebook. Steven Garcia dhe Jennifer Lugo njoftuan vajza e tyre, Eli, u vra në masakër. Ajo vdiq duke u përpjekur të mbronte studentët e saj

    Eva Mireles shkoi në punë dhe nuk u kthye më, bashkëshorti i saj po heton masakrën.

    Eva Mireles shkoi në punën që donte dje: Ajo ishte mësuese e klasës së katërt në shkollën fillore Rob në qytetin e vogël të Uvalde, Teksas.

    Qyteti Ovalde, rreth 130 milje në perëndim të San Antonios, ka rreth 16,000 banorë të përhershëm, gati 80 për qind e të cilëve janë me origjinë nga Amerika Latine, sipas Regjistrimit më të fundit të SHBA.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trumpit: Nuk mund ta lë të presë

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.