Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këto janë dy mësueset që sakrifikuan jetën për t’i shpëtuar nxënësit e tyre në Teksas

    26/05/2022 21:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Ne kemi një vit të mrekullueshëm përpara nesh!”, janë fjalët e shkruara nga mësuesja e klasës së katërt, Eva Mireles, 44 vjeç, në fillim të vitit shkollor, e cila tani nuk jeton më.

    Të enjten, që do të ishte edhe dita e fundit e shkollës, ajo dhe mësuesja tjetër Irma Garcia 48 vjeç, duhej të bënin gati klasën e tyre të përbashkët në “Robb Elementary” në qytetin e vogël të Texasit, Uvaldes dhe të përgatiteshin për pushimet verore.

    Në vend të kësaj, familjet e tyre tani po bëjnë organizime funerali, pasi ato bashkë me 19 fëmijë të tjerë u qëlluan me armë zjarri gjatë një sulmi masiv, nga një 18-vjeçar, shkruan BBC-ja të enjten.

    Në ditët e sulmit të së martës, trimëria e Garcias dhe Mireles është vlerësuar, pasi ato janë parë duke u përpjekur t’i strehojnë në një vend të sigurtë studentët e tyre dhe t’i ruajnë nga plumbat.

    Garcia u gjet nga oficerët “duke përqafuar fëmijët deri në frymën e fundit”, tha nipi i saj John Martinez për “New York Times”.

    “Ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj. Ajo ishte një hero”, shkroi ai në një faqe për mbledhjen e fondeve.

    Ndërkohë, motra e mësueses Mireles, Maggie, shkroi se “Eva është me të vërtetë përkufizimi i një heroi. Ajo la mënjanë frikën e saj për të mbrojtur nxënësit e saj atë ditë”.

    Garcia dhe Mireles kanë qenë një ekip mësimdhënësesh për pesë vjet dhe kishin 40 vjet përvojë së bashku.

    Një foto e bërë muajin e kaluar tregon mësueset në klasën e tyre duke vëzhguar studentët, ndërsa ata punojnë në iPad.

    “Eva Mireles dhe Irma Garcia ishin dy nga mësueset më të mëdha që Uvalde ka njohur ndonjëherë. Klasa e tyre ishte plot argëtim, rritje, qeshje, punë ekipore dhe mbi të gjitha dashuri”, shkroi në rrjetet sociale Natalie Arias, një specialiste e arsimit që jeton në Uvalde.

    Eva Mireles and Irma Garcia were two of the greatest teachers Uvalde, TX has ever known. Their classroom was full of fun, growth, giggles, teamwork, and, most of all, love. Their legacy will live in the hearts of our community forever. #uvaldestrong pic.twitter.com/Es95ZIURUi

    — Natalie Arias, M.Ed. ☮️ (@natariastx) May 25, 2022

    Bashkëshorti i Mireles, Ruben Ruiz, është një oficer policie i shkollës. Dy muaj më parë ai kreu në shkollën e mesme në Uvalde një stërvitje me gjuajtje aktive – e cila është e zakonshme në shkollat ​​amerikane. Ai nuk e dinte se vetëm disa javë më vonë, gruaja e tij do të bëhej viktimë e një veprimi të tillë.

    “Washington Post” raportoi se Ruiz nxitoi për te shkolla “Robb Elementary” kur dëgjoi lajmin dhe iu desh të mbahej nga oficerët e tjerë teksa përpiqej me dëshpërim të shkonte te gruaja e tij.

    Të paktën 185 fëmijë, edukatorë dhe njerëz të tjerë janë vrarë në sulmet në shkollat ​​amerikane që nga masakra e vitit 1999 në Columbine High, sipas të dhënave të “Washington Post”.

    https://gazetademos.com/vdes-burri-i-njeres-prej-mesueseve-te-vrara-ne-teksas/

    Artikuj të ngjashëm

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trumpit: Nuk mund ta lë të presë

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Të Fundit

    Kusari- Lila: Një nga pasojat e moskonstituimit të kuvendit deri më 26 korrik mund të jetë marrja e mandateve

    Bekë Berisha: Votone këdo që është i propozuar nga LVV, të gjithë të njëjtë janë

    E rëndë: Humb jetën në rrethana të dyshimta i riu nga Lipjani

    Qalaj : PDK s’ka vota për Haxhiun

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.