Bekim Shyti është një nga emrat e propozuar nga kryetari Idrizi që t’i ndahet çmimi “Emblema e Qytetit” të Vushtrrisë.
Shyti që është një nga emrat më të shquar të luftës së fundit në vitin 1999, ka marrë edhe për përkrahjen e anëtarëve e të Kuvendit Komunal që t’i ndahet çmimi “Emblema e Qytetit” të Vushtrrisë.
“Çmimin Emblema e Qytetit e kam propozuar ish-komandantin e Njësisës Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, që këtë viti i ka larguar edhe copat e fundit të granatave nga betejat e përgjakshme” ka thënë Idrizi.
Ky propozim i Idrizi ka marrë edhe miratimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë.