Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Akuza për prostitucion dhe vrasje, ish konkurrentja e “Për’puthen” nga Kosova rrëfen detaje nga e shkuara e saj e errët

    25/05/2022 13:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hyrja e konkurrentes Laureta Zyba në emisionin “Për’Puthen” bëri bujë të madhe mediatike.

    Ajo u përfol në media shumë për të shkuarën e saj të errët.

    Laureta ka treguar në detaje e gjithë historinë, teksa ishte e ftuar në Shqipëria Live.

    Laureta pranoi se ka qenë në burg për një periudhë të shkurtër, më pak se një muaj.

    Ajo zbuloi se shkak i arrestimit ishte partneri i saj asokohe, i cili sipas saj ishte shtetas malazez, ndërsa kur u pyet nëse personi në fjalë është Vali Corleone, ajo tregoi se fotot që qarkullojnë janë montaze dhe se nuk është ai.

    “Kam qenë në burg dhe është një periudhë që është shumë e tmerrshme për mua, më keq nga sa njerëzit e flasin apo e përshkruajnë. (Pyetje) Je arrestuar për vrasje dhe prostitucion? Po. Të them të vërtetën kam qenë shumë e vetëdijshme kur jam futur në atë emision sepse historia që më ka ndodhur është bërë bujë. Nuk e kam pasur shansin të them të vërtetën. Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat. Nuk është Vali Korelone, janë montazhe.”, tregoi ajo.

    Disa muaj më parë, u raportua nga mediat kosovare se ish-konkurrentja është arrestuar moshën 23-vjeçare si bashkëpunëtore me një grup kriminal. Ajo u vendos në pranga në një operacion policor në vitin 2018 së bashku me tre persona të tjerë, dy shtetës malazezë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe një shtetas serb.

    Ndër të tjera u tha se Laureta Zyba punonte si striptiste në klube nate dhe ishte shoqe e stripties tjetër të njohur kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur me pseudonimin Kallashi.

    Por gjatë intervistës Laureta foli edhe për momentet e saj të bukura në emision, duke veçuar takimet që ka pasur me Melikun dhe Samuel Ceribashin.

    “Kur jam futur kam pasur një pëlqim për Melikun më shumë, kisha filluar një kominikim të vazhdueshëm për një lidhje. Pastaj do ta veçoj Samuelin si djalë, sepse në kohën kur kanë ardhur situatat që më kanë prekur ndoshta edhe aty ku s’duhet, ka qenë mbështetje vazhdimisht.”- tha Laureta

    Të Fundit

    Sveçla për Arsenijeviqin: Tentoi të krijojë imazh të një opozitari, faktet tregojnë që është i përfshirë në terrorizëm

    Cakolli: Deputetëve po ju ecin pagat – as Kushtetuesja s’e zgjidh ngërçin pa vullnet politik të deputetëve

    Thyhet rekordi: Seanca mbaron për 1 minutë e 55 sekonda

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 37-të me radhë

    Paralajmëron Demolli: Do të vijmë çdo të dytën ditë, njëjtë si deputetët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.