Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zemaj thumbon ministrin Latifi: Puna më e madhe tij takimi me Kurtin në SHBA

    23/05/2022 22:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ironizuar me ministrin Rifat Latifi, i cili më shumë po qëndron jashtë Kosove se që po kryen ndonjë punë në digasterin ku shërben, e aty ka shumë punë për të bërë. Zemaj për Gazetën Metro ka thënë se Latifin duhet ta gjejmë njëherë se ku gjendet që pastaj të flasim për ndonjë tentim për pune nga ana e tij. 

    Zemaj ka thumbuar ministrin Latifi, duke thënë se për të folur për punët e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherë duhet ta gjejmë ministrin.

    “Thënë të drejtën, fillimisht duhet ta gjejmë ministrin e pastaj të shohim nëse kemi mundësi të flasim për ndonjë tentim pune eventuale të tij. Ndryshe, ministrin dhe punën e tij mund ta sheh e ta mbroj vetëm kryeministri, ne të tjerët nuk e kemi këtë fat, ngase vetë ministri nuk gjendet askund”, ka thënë Zemaj.

    Tutje Zamaj tha se s’ka mbetur tjetër veç se ‘ta shpallim të humbur  ministrin’. Duke shtuar, se nga paaftësia e qeverisë po paguajnë pacientët dhe punëtorët shëndetësor.

    “Pra, së pari është mirë qa ta gjejmë ministrin e pastaj të shohim nëse i njëjti do të filloj të tentoj të punoj. Në situatën që jemi nuk na ka mbetur tjetër vetëm ta shpallim të humbur ministrin, ndërsa humbjet nga paaftësia qeverisëse po vazhdojnë t’i paguajnë shtrenjtë pacientët dhe punëtorët shëndetësor”, tha Zemaj për Gazetën Metro.

    Tutje ai ka theksuar faktin se në gjashtë mujorin e qeverisjes, mbi 1 mijë punëtorë shëndetësor kanë mbetur që tre muaj pa paga.

    “Mos të harrojmë se vetëm në gjashtë mujorin e qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtorë shëndetësor kanë mbetur që tre muaj pa paga, numri i mjekëve që po ikin po rritet frikshëm, lista e barnave esenciale është me mungesa të mëdha, pastaj lista e pritjeve po shënon rekorde, ndërkaq nuk është hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, gjersa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë kanë kërkuar shërim jashtë vendit”. tha Zemaj.

    Tutje Zemaj ka ironizuar me takimin e Latifit me Kurtin në SHBA, pasi ky takim ka ndikuar që vizita e kryeministrit të vlerësohet si e suksesshme.

    “Dy merita bazë i ka ministri i Shëndetësisë; e para që është takuar me Kurtin në Amerikë, duke ndikuar që vizita e kryeministrit të vlerësohet si e suksesshme, kurse e dyta, që për nga rëndësia mund të jetë edhe e para, ka të bëj me faktin se ky ministër e ka shpërfaq me saktësi dhe në kohë reale paaftësinë e Qeverisë Kurti”, tha Zemaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trumpit: Nuk mund ta lë të presë

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Të Fundit

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste

    INCIDENT NË MALIN E KORABIT, dy persona evakuohen me helikopter pas helmimit bga bimët helmuese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.