Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Topalli flet për kthimin në Kosovë të grupit të parë që u stërvit për luftë në Shqipëri: Ishte një zhgënjim i madh

    22/05/2022 16:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish i burgosuri politik, Ylber Topalli, i cili poashtu ishte pjesë e grupit të parë që është stërvitur për luftë guerile në Shqipëri, i ftuar në emisionin n’Demos, mes tjerash ka rrëfyer edhe për kthimin e këtij grupi në Kosovë, pas përfundimit të stërvitjes.

    Ai theksoi se kthimi në Kosovë ishte zhgënjyes dhe jo ashtu siç e kishte pritur.

    “Diku një ditë para se të përfundonin stërvitjet, vijnë në kamp dy persona të cilët unë nuk i kam njoft, por që shprehën gadishmëri më bisedu me secilin veç e veç. Tema e bisedës ishte që a dëshironi të ktheheni rrugës kah keni ardhur, apo dëshironi të armatoseni dhe t’i futeni kufirit shqiptaro-shqiptar”, u shpreh Topalli.

    Tutje dëshmitari i Masakrës së Dubravës bëri të ditur se ai kishte qenë i gatshëm që të kthehej në Kosovë nga Kufiri, miëpo vetëm 22 nga 52 ushtarët e kishin pranuar një gjë të tillë.

    “Si rrjedhojë, u tha që vetëm 22 ushtarë kanë pranuar që të futen në kufi, 32 jo, dhe ky ishte një zhgënjim bukur i madh”, tha ai në emisionin n’Demos.

    Mes tjerash Topalli tregoi se pas kësaj kishte pakënaqësi nga ushtarët që kishin pranuar të ktheheshin në Kosovë duke hyrë në kufi, ndër të cilët ishte edhe Sali Çekaj.

    “Sali Çekaj tha unë nuk shkoj rrugës kam ardhë me aeroplan, unë kam me hi kufirit edhe rrugës kah jemi shku na anej Sali Çekaj dhe Zymer Lulaj janë kthy kufirit, përveç këtyre që janë kthy kufirit 50 ushtarë të tjerë kemi shkuar në Trieshtë dhe pastaj Zyrih në aeroport”, potencoi ish i burgosuri politik.

    Ai gjithashtu u shpreh i pakënaqur me organizimin, sepse si pasojë në aeroportin e Zyrihut ishin shpërndarë ushtarët, madje sipas tij disave prej tyre iu ishte rrezikuar edhe jeta.

    “Kjo është e keqja e organizimit, se pastaj aty jemi shkëput prej tyre dhe kemi mbetë totalisht të paorganizuar, gjysma e të pranishmëve aty janë ndalë në perëndim, disa kanë hi në azil politik më vonë, gjysma jemi kthy me rrezikun bukur të madh të dekonspirimit dhe arrestimit”, deklaroi Topalli.

    Ai tha se kanë qëndruar për një kohë të gjatë në ilegalitet, nëpër familje, dhe gjithë atë kohë nuk kanë pasur një hierarki të komandimit të grupit.

    Sipas tij disa ushtarë kanë mbetur në mjegull dhe ishin në rrëzik të arrestimit të përditshëm.

    Emisionin e plotë mund ta ndiqni këtu:

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-kryeinspektori Topalli: Nuk jam person që shkeli ligje

    Merret vendim që Ylber Topalli të kthehet në krye të detyrës, u shkarkua jashtëligjshëm

    Topalli: Fakti se ekziston një ditar i Astritit dhe nëna e tij s’e ka lexuar, shoh se pushteti diçka po fsheh

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.