Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kimete Berisha: Albin Kurti aq shumë i urren ish-ushtarët e UÇK-së, sa që dëshiron t’i shoh kah durojnë urie

    19/05/2022 16:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

    Sipas Berishës, Haga i dënon me burg ushtarët e UÇK-së, kurse Albin Kurti i varfëron.

    “Haga (në emër të popullit të Kosovës) i dënon me burg ushtarët e UÇK-së, kurse Albin Kurti i varfëron.

    Aq shumë i urren, aq askushi i duken ish ushtarët e UÇK-së, sa që dëshiron t’i shoh kah durojnë urie, vetëm atyre nuk pranon t’ua rris pensionet.

    Ky përjashtim i ish ushtarëve të UÇK-së nga rritja e pensioneve është sjellje antikombëtare dhe veç një çetnik i përbetuar vepron kështu”, shprehet opinionistja Berisha.

    Ajo ndër të tjera theksoi se ish ushtarët e UÇK-së janë të varfër, të humbur, të izoluar, të harruar, të nënçmuar dhe të ‘parëndësishëm’, duke i dhenë përgjegjësi Kosovës në akuzën ‘Pse më ke çliruar’!

    Postimi i plotë [pa ndërprerje] e znj. Berisha:

    ‘Pse më ke çliruar’!

    Me ato kravata kuq e zi, gjynah i Zotit..

    Po, hiqni ato shqiponja se kush hajrin nuk ua ka pa.

    Veç sherr, burg, vdekje, izolim, tragjedi, përndjekje, ka sjellur dashuria për Kosovën.

    Veç pare, lezet, kënaqësi, sevdá, lumturi dhe dashni u ka sjellur urrejtja për Kosovën.

    Jemi rritur me dashuri të madhe, aq shumë dashuri kemi pasur për Kosovën sa që as fustane që i kanë ngjyrat e flamurit të Serbisë nuk kemi veshur.

    Edhe sot më ka mbetur rrémi që kuq e bardhë e kaltër mos m’ii kombinu kurrë…

    Kush fitoi pra nga dashuria për Kosovën?

    Ata që e urryen Kosovën fituan më së shumti!

    – Kush u knaq me Lirinë e Kosovës?

    – Ata që punuan kundër lirisë së saj.

    Kosova kaq shumë punon kundër vetvetes, sikur t’i pëlqej robëria, një shtet mazohist që i pëlqen dhuna, poshtërimi dhe pushtuesi (i ngrit lart vetëm ata që e ulin poshtë).

    Ti sot e ke Shqipërinë aleate të Serbisë, nuk e ke as Shqipërinë pra – hiqu ti shqiponjës, po shko mbjelle naj lehë qepë n’katund tëndin.

    Që, kurrgjë vetes sot nuk i kisha dasht’ veç me pas një bahçe, 3 pula dhe një lopë.

    As mos qesh kishe mua nuk po ma ndin që më dënon Serbia në emër të popullit të Kosovës.

    Mos qesh, se askujt nuk i dhimbsesh.

    Atyre që iu dhimbsesh me shpirt – ata kanë vdekur.

    Mos qesh as prej zemrës t’plastë.

    Më vjen shumë keq, prej vitit 1999 Serbia (në emër të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me shqiptarët), i përndjek ushtarët e UÇK-së veç pse e kanë çliruar Kosovën, ende po e paguajnë.

    Haga (në emër të popullit të Kosovës) i dënon me burg ushtarët e UÇK-së, kurse Albin Kurti i varfëron.

    Aq shumë i urren, aq askushi i duken ish ushtarët e UÇK-së, sa që dëshiron t’i shoh kah durojnë urie, vetëm atyre nuk pranon t’ua rris pensionet.

    Ky përjashtim i ish ushtarëve të UÇK-së nga rritja e pensioneve është sjellje antikombëtare dhe veç një çetnik i përbetuar vepron kështu.

    P.S. E kam përjetuar luftën, kam duruar urie,

    e kam përjetuar kolonën e gjallë, e kam përjetuar tmerrin e dëbimit e zjarrin, kam vdekur ‘pak’…

    dhe qe erdh dita një turko-shqiptar i Prizrenit të vendos nga karrigia e politikës kriminale të ma ‘zhduk emrin’…

    Kush kish thënë se vjen dita që ai që nuk e ka përjetuar luftën, ta shkatërron ty jetën për së dyti, anipse ti nuk ndjen, se ti në njëfarë mënyre ‘ke ‘vdekur’ në luftë….

    prandaj lufta e paramilitarëve të Albin Kurtit me UÇK-në është e humbur, sepse ky i lufton ata që kanë ‘vdekur’ një herë.

    Kosova është varr për çlirimtarët, për patriotët, për dijetarët dhe për njerëzit e urtë e të ndershëm.

    Është parajsë për bashkëpunëtorët e Serbisë (pasardhësit e tyre), për turkofilët, për antishqiptarët, për të padijshimit dhe për hajnat.

    Ish ushtarët e UÇK-së janë të varfër, të humbur, të izoluar, të harruar, të nënçmuar dhe të ‘parëndësishëm’, duke i dhenë përgjegjësi Kosovës në akuzën ‘Pse më ke çliruar’!

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.