Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Publikohen votat e plota, kështu u votua për Shqipërinë në Eurovision

    15/05/2022 09:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shqipëria është eliminuar në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit sivjet.

    Përkundër se kënga “Sekret” nga Ronela Hajati ka pasur jo pak komente pozitive nga publiku ndërkombëtar në platforma të ndryshme në internet, kjo këngë nuk ka arritur të kalojë në finale.

    Sipas rezultateve, duket se kjo këngë ka pasur përkrahje nga publiku, por nuk ka arritur të bindë aspak juritë profesionale.

    Eurovision ka publikuar rezultatet e të gjitha gjysmëfinaleve pasi ka përfunduar finalja.

    Shqipëria në gjysmëfinalen e parë nga 17 shtete ka dalë e dymbëdhjeta me vota. Dhjetë shtetet e para kanë shkuar tutje.

    Nga juritë e gjysmëfinalistëve të parë, Shqipëria ka arritur të marrë pikë vetëm nga Greqia, edhe pse 12 sosh. Asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë.

    Ndërsa nga publiku i gjysmëfinalistëve të parë, Zvicra i ka dhënë 8 pikë, Sllovenia 6, Bullgaria 1, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë, Greqia 12 pikë, Armenia 2 pikë, Franca 5 pikë dhe Italia 8 pikë.

    Kështu, në total Shqipëria ka marrë 58 pikë, të pamjaftueshme këto për kualifikim në finale.

    Artikuj të ngjashëm

    Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë!

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Lista e 10 shteteve nga gjysmëfinalja e parë që u kualifikuan në finalen e “Eurovision 2025” 

    Të Fundit

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend takimet pas Aktgjykimit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.