Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur sërish rreth Gjykatës Speciale dhe vizitës që ajo pati atje javë më parë.
Gjithashtu, ajo tha se si qeveri nuk mund të bëjnë asgjë më shumë, përveç atyre gjërave që u cakton Kuvendi.
Tutje, Haxhiu shtoi se ajo beson në pafajësinë e tyre.
“Unë besoj në pafajësinë e tyre. Por unë nuk mund të bëjë diçka rreth kësaj çështjeje. Ne mund të bëjmë vetëm pagesa për mbrojtje. Atë që na ka kërkuar edhe Kuvendi i Kosovës.
Kujtojmë se nuk mund ta zhbëjmë, pasi duhen edhe 2/3 e votave të minoriteteve.”, tha ndër të tjerash ajo në Debat Plus.