Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushtaku: Bordi i Postës i emëruar nga Albin Kurti e largoi nga puna bashkëshorten e Heroit Ilaz Kodra

    06/05/2022 18:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, pasi që Bordi i Postës së Kosovës ka larguar nga puna imëte Kodrën, bashkëshorten e Heroit Ilaz Kodra.

    Lushtaku, është parë së bashku me familjen Kodra në një fotografi, të cilën e ka publikuar, duke lëshuar gjithashtu edhe një reagim për rastin e Kimete Kodrës.

    “Para pak ditësh, me aktivitete të shumta, nderuam sakrificën e njërit prej themeluesve të UÇK-së, heroit të Kosovës, Ilaz Kodra. Ilazi ra heroikisht duke lënë pas vetës bashkëshorten Kimeten dhe dy vajzat, Sumejen e Krenaren. Kjo e fundit lindi disa muaj pas rënies së Ilazit.  23 vite pas rënies së tij, Bordi i Postës së Kosovës, i emëruar me vendim nga qeveria e Albin Kurtit, pas 22 vitesh në punë në postën e Kosovës në Skenderaj, e largojnë nga pozita Kimeten, një grua e zonja e cila me dinjitetin dhe përkushtimin më të madh, ka rritur dy vajzat e mrekullueshme, të cilat janë të shkëlqyeshme në studime”, ka shkruar ai.

    Lushtaku e ka konsideruar vazhdim të përndjekjes dhe peresekutimit të familjes së Ilazit, vendimin e bordit të emëruar nga Qeveria Kurti.

    “Ky veprim është vazhdim i përndjekjes dhe persekutimit të familjes së Ilazit, por tash nga një bord shqiptarësh i emëruar nga qeveria Kurti. Ky është veprimi më i turpshëm që një qeveri e Kosovës do të mund ta bënte ndaj një familje që dha aq shumë për Kosovën!”, ka shkruar ai.

    Një kritikë të ngjashme, Kurtit ia kishte bërë edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila është edhe pjesëtare e familjes së Ilaz Kodrës. Ajo kishte falënderuar Kurtin për homazhet dhe nderimet, por në vëmendje kishte sjell edhe shkarkimin e Kimete Kodrës nga puna në PTK.

    Artikuj të ngjashëm

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Të Fundit

    Nxehtë edhe sot, pasdite mund të ketë edhe shi – nesër pritet destabilizim i motit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.