Hava Shala dhe Myrvete Dreshaj ishin në shkollën e mesme kur u burgosën me akuzën se shpërndanin materiale propagandistike anti-Jugosllave. Në vitin 1990, të dala nga burgu, vërenin se jo shumë njerëz i bashkangjiteshin protestave me arsyen se policia sekrete e regjimit po i vriste të rinjtë dhe ato vrasje ia adresonte gjakmarrjes. Kështu Dreshaj dhe Shala me kolegë tjerë studentë, filluan angazhimin në aksionin për Pajtimin e Gjaqeve, duke pa këtë si të vetmen formë për të krijuar rezistencë ndaj regjimit të atëhershëm.
Më 2 shkurt të këtij viti janë bërë 32 prej kur nisi aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, duke qenë se të gjithë e dinin se po përgatitej terreni për luftë çlirimtare, shkruan Gazeta Demos.
Dy nga pesë nismëtarët e këtij aksioni mbarëpopullor ishin edhe Myrvete Dreshaj – Baliu dhe Hava Shala – Gërguri.
Në emisonin e radhës n’Demos ka qenë e ftuar, njëra nga themeltaret e këtij aksioni, ish e burgosura politike, Have Shala, ku ka rrëfyer se si e kishin filluar këtë aksion bashkë me shoqën e saj të klasës, Myrvete Dreshaj, dhe disa të tjerë.
Have Shala dhe Myrvete Dreshaj ishin ndër inciatoret e para për aksionin e Pajtimit të Gjaqeve që i thyen të gjitha tabut shqiptare, duke hyrë në odat e burrave për të mbajtë fjalim.
“Eshtë dashur të hysh në odën e burrave, është dashur të flasësh me më të vjetrin, është dashur të flasësh me të gjithë burrat, është dashur të flasësh me gruan, nënën dhe fëmijët e të vrarit”, rrëfeu Hava n’Demos.
Më 2 shkurt u bënë 32 vjet të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991. Udhëheqës i këtij aksioni ishte shkrimtari dhe profesori Anton Çeta. /GazetaDemos/
LEXO EDHE: