Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    PSG-ja e merr një lajm të mirë nga nëna e Mbappes

    27/04/2022 13:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kylian Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

    Sulmuesi francez nuk e ka vazhduar ende kontratën me parisienët dhe sipas të gjitha gjasave, gjatë verës që vjen do të largohet nga “Parku i Princave”.

    Krejt rrugët, kampionin e botës me Francën e çojnë kah Madridi, ku ai synon dhe ëndërron t’i bashkohet Realit.

    Mirëpo, klubi francez nuk i ka çuar ende duart lart.

    Sipas mediumit britanik “Telegraph”, drejtuesit e PSG-së kanë ende shpresa që ta mbajnë në ekip ish-sulmuesin e Monacos.

    Shpresat e parisienëve për një kontratë të re janë rritur mbi të gjitha pas takimit që e pati nëna e lojtarit me krerët e klubit në Doha të Katarit javën e kaluar.

    Ky takim thuhet të ketë qenë i frytshëm, ngase nëna e futbollistit nuk ia ka mbyllur dyert vazhdimit evential të kontratës.

    PSG-ja është e gatshme t’ia ofrojë një rrogë marramendëse sulmuesit francez dhe benefite pa limite, vetëm për të qëndruar në Paris.

    Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do ta joshë lojtarin që ta ndërrojë mendjen dhe të qëndrojë në kryeqytetin francez. 

    Artikuj të ngjashëm

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Dueli PSG-Atletico Madrid, këto janë formacionet zyrtare

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.